MENU
klinika

Çfarë diskutoi presidenti me të dërguarin e DASH?

Matthew Palmer bisedë telefonike me Presidentin Meta

21.11.2019 - 11:06

I dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Ilir Meta. 

Sipas burimeve diplomatike, biseda telefonikë është zhvilluar pasditen e së enjtes.

Nuk ka shumë detaje rreth bisedës që dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar me Kreun e Shtetit, por mendohet se situata politike në vend dhe rrugët për një zgjedhje të saj të kenë qenë në fokus të saj.

Ndërkohë që në reagimin e zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta këtë mëngjes, për deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që propozonte që çështja e Kushtetueses të dërgohej në Komisionin e Venecias, thuhet se :

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”, shkruhet ne reagimin e Tedi Blushit, i cili konfirmon biseden e Presidentit Meta me nje zyrtar te larte, pa permendur emra konkrete.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!