15.11.2019 - 09:19
Aksioni i policisë dhe IKMT nisi rreth orës 5 të mëngjesit me prishjen e tre banesave të tjera, të cilat kishin mbetur nga aksioni i tre ditëve më parë.
Forca të shumta krijuan një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave. Ndërsa nuk pati rezistencë nga banorët.
Pas përfundimit të aksionit, rruga për këmbësorët dhe makinat u hap normalisht.