MENU
klinika

Euro 2020

Italia vendos rekord në Bosnje, “uragan” i Spanjës

15.11.2019 - 22:49

Duket se mospjesëmarrje në Botërorin e Rusisë vitin e kaluar ka bërë që Italia të marrë seriozisht cdo ndeshje, edhe pse ishte kualifikuar. Kështu, axurrët fituan 3-0 në Bosnje, duke shënuar edhe një rekord.

Asnjëherë më parë italianët nuk kishin arritur të siguronin 9 fitore në grup me 6 skuadra, duke marrë pikët e plota, plot 27. Italia ka shënuar 28 gola dhe ka pësuar vetëm 3. Në ndeshjen e ardhshme ndaj Armenisë në shtëpi, Italia mund ta mbyllë në perfeksion, me 10 fitore.

Sa i përket ndeshjes së sontme, italianët thuajse e kanë mbyllur që në pjesën e parë. Acerbi me Insigne shënuan për miqtë në Bosnje dhe pjesa e parë u mbyll 0-2. Në të dytën vulos fitoren Belotti në 53’. Bosnja jashtë Europianit.

Ndërsa Spanja është treguar e pamëshirshme ndaj Maltës, duke e mposhtur 7-0. Interesant është fakti se kanë shënuar 7 futbollistë të ndryshëm (Morata, Cazorla, Torres, Sarabia, Olmo, Moreno dhe Navas).

Spanja e kishte siguruar kualifikimin, sonte regjistroi fitoren e shtatë, por ka edhe dy barazime, pa asnjë humbje. Në këtë grup kualifikohet Suedia, që fitoi 2-0 në Rumani. Zgjidhet gjithcka në këtë grup.

Në Grupin D, Zvicra ka vuajtur jo pak ndaj Gjeorgjisë, por fiton 1-0 dhe afrohet me kualifikimin, pasi në ndeshjen e fundit do të ndeshet me Gjibraltarin. Ndërsa Danimarka fitoi thellë 6-0 ndaj Gjibraltarit dhe mori vendin e parë në grup. Irlandë-Danimarkë duket se do të ndajë gjithcka në ndeshjen e fundit për këto skuadra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN