MENU
klinika

Nëndrejtor i përgjithshëm i SHÇBA-së

Kalon ‘sitën’ e Vettingu-t, konfirmohet në detyrë Adriatik Ago

13.11.2019 - 10:21

Vettingu konfirmon në detyrë nëndrejtorin e përgjithshëm të SHÇBA, Adriatik Ago.

Numri dy i SHÇBA u përball të premten në seancë dëgjimore me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Trupa e vlerësimit përbëhej nga Elvira Daberdaku kryesuese, Ana Kapaj relatore dhe Elida Liko anëtare.

Por vettingu nuk gjeti probleme për Agon, pasi rezultoi pa probleme në të tre kriteret.

Sipas relatores së çështjes, Ana Kapaj, subjekti i vlerësimit ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe se i kishte përfituar gradat në përputhje me ligjet përkatëse.

Gjithashtu Komisioni nuk identifikoi ndonjë problem lidhur me deklarimin e pasurisë të kryer nga Ago.

Adriatik Ago u vlerësua pozitivisht edhe për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!