MENU
klinika

Roma e lashtë

Ku hasën më shumë rezistencë në Iliri, romakët?

02.11.2019 - 08:00

Pasi nenshtroi Mbreterine Ilire dhe shtetin e Epirit, Roma nuk i largoi ushtrite si me pare. Ajo vendosi te qendronte ne Ilirine e Jugut dhe qe ketej te pushtonte viset e tjera ilire, pastaj te gjithe Gadishullin e Ballkanit dhe me tej dhe Azine e Vogel.

Iliret e viseve te tjera nuk u nenshkruan lehte. Romaket u detyruan te ndermerrnin nje sere fushatash ushtarake qe zgjaten disa dhjetevjecare derisa i pushtuan. Qendresen me te madhe e ndeshen ne Dardani. Dardanet mbrojten lirine me teper se trecerek shekulli. Me ne fund ne vitin 84 para eres se re Roma arriti te nenshtronte dhe Dardanine.

Me vendosjen e sundimit te saj, Roma ndoqi ndaj ilireve politiken e shfrytezimit te eger ekonomik dhe te asimilimit etnik. Me qindra e mijera fshatare u shpronesuan dhe u kthyen ne skllever. Ne disa raste banoret u shperngulen ose u shfaroesn sic ndohi per shembull me ardianet e me pirustet. Ne Iliri u vendosen banore te ndryshem romake si ushtare, nepunes, zejtare, etj te cilet sollen me vete gjuhen, zakonet, kulturen dhe fene romake.

***
Pesha e rende e pushtimi dhe mizorite e ushtrise romake, veprimet arbitrare te komandateve e qeveritareve romake, haracet dhe taksat e renda i detyruan iliret te vetembroheshin e te ngriheshin ne kryengritje. Te paret qe u ngriten kunder romakeve qene pirustet ne vitin 50 para eres se re dhe pas tyre dalmatet, te cilet arriten t’i debonin pushtuesit romake. Ne vitin 48 para eres se re u ngriten dhe partinet. Megjithese kryengritjet shtypeshin me egersi, iliret perseri ngrinin krye kunder pushtuesve romake.

Kryengritja me e madhe e ilireve kunder pushtuesve romake ka qene ajo e viteve 12 para eres se re. Te paret qe u ngriten ishin desiadet dhe shume shpejt kryengritja u perhap edehe te dalmatet, breuket e pirustet ne nje territor nga lumennjte Sava e Drava ne veri, deri te lumi Mat ne Jug. Ushtria kryengritese arriti ne 200 mije kembesore e 9000 kalores dhe udhehiqej nga dy Bato dhe Pini. Kryengritesit ilire i bashkerenduan veprimet dhe arriten te clironin pjesen me te madhe te Ilirese. Qeveritaret romake u tronditen aq teper nga fitoret e kryengritesve sa u detyruan te shpallnin mobilizimin e pergjithshme. Kunder tyre u dergua pjesa me e madhe e ushtrise perandorake. Iliret burra e gra, per 3vjet i qendruarn me heroizem pushtuesit. Me ne fund ne vitin 9 te eres se re, romaket me ane te tradhetise munden ta dobesonin e pastaj ta shtypnin kryengritjen.

***
Roma zbatoi ne Iliri nje organizim administrativ qe i sherbeu politikes se romanizimi. Ilirine e Jugut e ndau ne 4 provinca: Prevali (me qender Shkodren) Dardania (me qender Shkupin), Epiri i Ri (me qender Durresin) dhe Epiri i vjeter (me qender Nikojopojen). Me kete ndarje, kufijte e pronareve te rinj nuk perputheshin me kufijte qe kishin pasur shtetet e pavarura ilire.

Politika agrare qe ndoqi Perandoria Romake, demtoi rende ekonomine individuale fshater. Ne shek I Roma filloi te konfiskonte tokat me te mira e pjellore, duke i shpallur ato prone e shtetit Romak. Nje pjese e tyre ua dha qytetareve romake, kolonisteve italike e veteraneve te luftes, duke krijuar keshtu ekonomine e madhe latifondiste.

Gjate shek I ndodhen ndryshime edhe ne jeten qytetare. Pjesa me e madhe e qyteteve humben funksionin ekonioik e politik qe kishin pasur me pare dhe u kthyen ne fshatra ose garnizone ushtarake. Rrenimit i shpetuan ato qytete qe moren statusin e kolonive si : Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Buthroti etj. Zhvillimi i metejshem i qyteteve gjate shek te pare te eres se re ka qene i lidhur ngyste me zhvillimin qe moren zejtaria, tregtia dhe bashke me to, rrjeti i komunikacionit. Nje rrugr shume e njohur ka qene rruga Egnatia qe lidhte Dyrrahun e Apolonine dhe duke kaluar ne Thesalonik arrinte deri ne Kostandinopoje.

***
Per nje periudhe mese peseshekullore iliret u ndodhen nen trysnine e vazhdueshme te ligjeve, te kultures, te gjuhesh dhe fese romake. Percuese kryesore e procesit te romantizimit u be administrata shteterore e cila e shpalli latinishten gjuhe te detyrueshme. Dokumentet mbishkrimore tregojne se gjuha latine nuk ka pasur kudo e ne cdo kohe nje perhapje te gjere. Qendresa Ilire del ne ruajtjen e emrave tradicionale si Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo gjuhë sot është e fikur ,e harruar

Arvareshu – kjo gjuhë protosarde ilirike

Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB