Një ditë pas betimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paraqitur sot në punë.
Ora 7:56 mbërrin Arta Vorpsi, e cila u “betua” para noteres, duke shmangur Presidentin.
Rreth 10 minuta më vonë, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur anëtarja tjetër e dekretuar nga Kreu i Shtetit, Marsida Xhaferllari.
Më pas në Gjykatë u paraqitën Besnik Muçi dhe Vitore Tusha, të cilët u betuan një ditë më parë tek Presidenti.
Besnik Muçi nuk e ka kaluar ende procesin e vettingut.
Gjykata Kushtetuese, është kthyer në sheshin e betejës mes presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës, duke vënë në pikëpyetje serioze procesin e formësimit të saj.
Dje u betuan tek Presidenti Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
- Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.
“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!
Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta, në facebook.