MENU
klinika

Kosovë/ "Poshtërsi e madhe që…"

Liberalizimi i vizave, ish-ambasadori kritikon BE

16.11.2019 - 08:19

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka kritikuar Bashkimin Evropian që po ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Peci shkruan se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse.

Mes të tjerash ish-diplomati pohoi se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.

“Poshtërsinë me te madhe qe mund ta beje BE-ja me Kosovën është ndërlidhja e liberalizimit te vizave me dialogun me Serbinë. Dialogu dhe liberalizimit nuk kane te bëjnë asgjë njëra me tjetrën. Kosova nuk duhet te filloj fare dialogun me ndërmjetësim te BE-nëse vazhdon me kushtezime te tilla, non sense dhe përulëse.

BE-ja ka filluar t’i përngjajë “transformersave”, dhe nuk po e kupton qe kredibiliteti i saj ne regjion është duke u venitur me rënie të lirë”, ka shkruar ai.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat