MENU
klinika

Publikon programin

Luan Rama: Konferenca mbarëkombëtare, recital i Cakajt

24.11.2019 - 19:56

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” programin e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet nesër.

Luan Rama shkruan se në këtë konferencë flet thuajse vetëm ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj. Ai shton më tej se kjo nuk mund të quhet më konferencë, por recital i Cakajt.

foto galeri

Postimi i Luan Ramës:

Program konference apo

pune budallenjsh?!…

Për të thonē se është një djalë shumë i zgjuar. Shumë i zgjuar dhe shumë i zoti. Shumë i zoti dhe shumë i talentuar. Shumë i talentuar dhe shumë punëtor.

Madje, të njejtët thonë se është edhe shumë gjeni!

Ndaj, askush nuk ka se përse të mos besojë.

Vetë kryeministri e ka prezantuar si të tillë; pra si shumë të zgjuar, shumë të zotin, shumë të talentuar, shumë punëtor dhe shumë gjeni.

E për të gjitha këto, edhe e ka emëruar ministër mëkëmbës në këmbë të tij, zëvendësministrin ministër të padekretuar! Mirëpo, seç kanë dalë disa budallenjë, që me punë që mund ta bëjnë vetëm budallenjtë, duan të na e paraqesin edhe atë si veten e tyre.

Dhe kanë paralajmëruar një konferencë, që me gjasë do të mblidhet nesër, në programin e të cilës kanë parashikuar të flasë vetëm ai, herë si ShTZ ( pra shkëlqesia e tij zoti Gent Cakaj), e herë si zoti Gent Cakaj! Të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë nesër në konferencën mbarëkombëtare, që sipas programit të bërë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pritet të jetë recital i ministrit mëkëmbës Gent Cakaj.

Por ai nuk është budalla! Ndaj, me siguri që nuk do të flasë vetëm ai, siç komentojnë budallenjtë që e duan si veten. “Budallai gjithnjë gjen një budalla më të madh se veten, që të habitet me të”, -ka thënë poeti dhe kritiku francez, Nikola Bualo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!