MENU
klinika

Dekorimi nga Presidenti

Luiza Gega nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

14.11.2019 - 17:14

Në kuadër të vlerësimeve për sportistët shqiptarë, Presidenti i vendit Ilir Meta sot ka dekoruar atleten Luiza Gega, rekordmenen e shumë garave në Shqipëri.

“Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega.

Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithë ne! Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera!” – shkruan Ilir Meta.

Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH, në një takim të përbashkët me Komitetin Drejtues të Federatës Shqiptare të Atletikës, vendosi që sportistes Luiza Gega t’i dyfishohet shuma e mbështetjes financiare, nga 900 dollarë, në 1800 dollarë.

Ky vendim u mor në kuadër të projekt-mbështetjes së sportistes elitare Luiza Gega për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionati Ekipor Europian të Atletikës

Luiza Gega, rekord kombëtar dhe kualifikim në Tokyo 2020