MENU
klinika

Nga dështimi i negociatave, tek frika nga reforma në drejtësi

“Më i vështiri për qeverinë”/ Rama flet për krizat e 2019-ës

25.11.2019 - 11:28

Kur sot pritet të miratohet paketa anti-KÇK, e cila do të luftojë mafien, kryeministri Edi Rama deklaroi se në këto 6 vite qeverisje, 2019-ta ka qenë ndër më të vështirët.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i qeverisë u ndal tek dështimi i negociatave me BE, e cila më 18 tetor vendosi që mos t’i hapë dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duke u ndalur në këtë vendim, kryeministri theksoi se ky vit është karakterizuar nga një krizë artificiale, e krijuar nga partitë, që sipas tij kanë frikë reformën në drejtësi.

“Duke e nisur nga një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, momenti i mos marrjes së një vendimi, apo refuzimi i çeljes së negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për të gjithë është e qartë se ky ka qenë një vit i vështirë. Posaçërisht i vështirë. Nuk e teproj nëse them se në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri. Një vit i karakterizuar nga një përplasje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz.

Përplasje që ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit. Nuk ka asnjë dyshim për sa më takon dhe këtë e ndaj me shumicën e njerëzve të këtij vendi që në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia”, -tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!