MENU
klinika

Një dukuri që do të zgjasë 5 orë

Mërkuri do të “vallëzojë” përpara Diellit

11.11.2019 - 11:04

Sot, planeti Mërkur do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë.

Rreshtimi i rrallë i tre planetëve, Tokë, Diell dhe Mërkur, do të jetë i mundur të vëzhgohet plotësisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Edhe në qiellin e Europës do të jemi në gjendje të vëzhgojmë ”lajmëtarin e perëndive”, kalim i cili do të zgjasë 5 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 13:35 deri në orën18:04.

‘Vallëzimi i Mërkurit’ përpara Diellit mund të shihet me teleskop ose me dylbi me filtra diellorë dhe si dukuri do të përsëritet në vitin 2032.

Mërkuri është planeti më i vogël në Sistemin Diellor dhe më i brendshmi. Ai ndodhet rreth 57.9 milion km larg Dielli dhe ka një diametër prej ‘vetëm’ 4878 km.

Temperatura minimale e sipërfaqes arrin -180 °, ndërsa temperatura maksimale arrin + 430 °.

Një vit në Mërkur zgjat 88 ditë sepse, duke qenë më afër Diellit, ai rrotullohet rreth tij më shpejt.

Kjo është arsyeja pse në Tokë kohëzgjatja e vitit diellor është 365 ditë, ndërsa në Mërkur është shumë më e shkurtër.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!