Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë me kthjellime e zhvillim vranësirash deri të dendura.
Parashikohet që reshjet e shiut të nisin paradite në qarqet e jugut. Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët e mesatar që do të përfshijnë të gjithë vendin.
Në Alpe parashikohen reshje dëbore, kryesisht në lartësi.
Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në jug do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek. Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet.
Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.