19.11.2019 - 08:25
Kjo e martë nuk sjell asnjë përmirësim sa i takon kushteve meterologjike.Për këtë arsye, duhet të mos dilni nga shtëpia pa çadër.
Sipas Meteoalb, në qarqet Vlorë, Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër do të ketë reshje mesatare ndërsa në të tjerat do ketë reshje të dobëta.
Ndërsa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Sa i përket temperaturave, ato pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 7 / 13 °C