21.11.2019 - 08:11
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik me qendër të pozicionuar në Adriatikun verior e cila po mban rreshje shiu në vendin tonë.
Moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu me intesitet mesatar.
Gradualisht në mbrëmje rreshjet do të pakësohen. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshim.
Temperaturat min dhe max do të jenë:
-Zonat malore 7/14°C
-Zonat e ulëta 10/19°C
-Zonat bregdetare 12/19°C