Kolegji i Posaçëm i Apelimit sot do të vendosë për fatin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, pasi përfundoi hetimin.
Në datë 12 nëntor, seancën e fundit para vendimit, Komisioneri Publik i ka qëndruar kërkesës së tij për shkarkimin e Muçit me argumentin se ka deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në lidhje me pasurinë, ndërsa sot fjalën e ka trupa e Kolegjit.
Muçi u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, dhe tashmë është në dorën e KPA-s nëse do e shkarkojë apo lërë në detyrë.
Muçi ka kërkuar rikonfirmim në detyrë me argumentin se ka kaluar vettingun si nga KPK ashtu edhe nga KED ku gjithçka ka rezultuar e justifikuar.