19.11.2019 - 13:35
Zyrtarisht Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Turqi. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Gazhelit.
Ndërkohë, presidenti ka dekretuar emërimin e Kastriot Robos.
Emërimi i Rodos në këtë post është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa në dekret sqarohet se ai do të jetë “dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident”