MENU
klinika

Raporti i “Freedom House”

Meta: Media nën presionin politik, të oligarkëve dhe PPP. S’ka BE pa…

02.11.2019 - 12:20

Pas raportit të “Fredooom House” për lirinë e medias, ku Shqipëria ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një mesazhi Meta thekson se liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.

Po ashtu kreu i shtetit flet për censurë dhe autocensurë, ndërsa shton se presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë.

Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme.

Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë.

Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar.

Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve. Një nisëm ligjore “anti-shpifje” e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

“Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik.

Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpësisht për lirinë e medias.

Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apo rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror.

Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias.

“Freedom House” ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë. Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror. Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës.

Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!