21.11.2019 - 16:16
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke komentuar ngërçin e Gjykatës Kushtetuese, thotë se opinionin Venecias është i domosdoshëm.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Balla shkruan se “Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese”.
Reagimi i Ballës:
“Sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese. Opinioni @VeniceComm i domosdoshëm & i mirëpritur.”