MENU
klinika

Ja ç'shkruan VOA pas urdhër-arrestit për Agim Kajmakun

“Pasi KQZ i hoqi mandatin, falsifikoi datën e vendimit dhe shkarkoi…”

11.11.2019 - 15:28

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës bëri të ditur sot se ka shpallur në kërkim ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “arrest me burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të tij, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Shpërdorimit të detyrës”, “‘Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Vetëm 11 ditë më parë, zoti Kajmaku, i zgjedhur në krye të Bashkisë së Vorës, si përfaqësues i Partisë socialiste, u shkarkua nga detyra me një vendim unanim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në shtetin fqinj.

Por urdhëri i arrestit ndaj tij lidhet më faktin se ai dyshohet që të ketë firmosur shkarkimin nga detyra të dy zëvendësave të vet, pasi KQZ, kishte marrë vendimin për t’i hequr atij mandatin, dhe ai kishte humbur të drejtën e firmës si kryetar Bashkie.

Për më tepër dyshohet se zoti Kajmaku, ka falsifikuar dhe datën e vendimit të shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë. Efektivët e policisë të cilët kanë vajtur në banesën e tij për të ekzekutuar arrestin, nuk e kanë gjetur, dhe po vijojnë kërkimet.

Burimi: VOA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!