MENU
klinika

Unaza e Re

Përkrahësit e opozitës akuzojnë Bashën: I latë në baltë banorët e Astirit

12.11.2019 - 10:16

Në kulmin e operacionit të IKMT-së për prishjen e disa banesave në Unazën e Re, pikërisht në 1 vjetorin e protestës së një pjese banorësh, disa aktivistë të opozitës janë shprehur ashpër kundër liderëve të opozitës, që i akuzojnë për tradhti ndaj kauzës.

Në rrjete sociale por edhe në deklaratat e drejtpërsëdrejta të dhëna në televizionet informative, banorë të ndryshëm, por edhe aktivistë që i janë bashkëngjitur protestës akuzojnë Lulzim Bashën dhe krerët e PD-së se nuk u paraqitën në vendin e punës.

“Opozita dështoi në Parlament, tashmë edhe jashtë tij. Ndonëse të lajmëruar për situatën e sotme në Astir, u zhdukën si “sh*rra” e pulës. Klevis Balliu, ky “hero” i madh në kohë paqeje, humbi rrugën sa filloi terrori i policisë. Ku është barrikada që do bëhej? Thanë, “duhet kaluar mbi trupat tanë”, në fakt nuk po gjendeshin trupat e tyre, kishin humbur rrugen. U dhunuan dhe po dhunohen, burra, gra, femijë, të moshuar e gazetare femra Fjona Çela Denisa Mahmutaj, bashkë me operatorë, opozita ende s’ka gjetë rrugën. Kur opozita nuk mbron dot dhjetëra banorë, si mund të besohet për të marrë në dorë fatet e milionave të tillë?!”, shkruan Bekim Bici, një gazetar që ka përkrahur kauzën e banorëve të Astirit por edhe është shfaqur si përkrahës i opozitës.

Kjo është koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rreshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!”, shkruan Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë si përfaqësues i LSI-së.

Andi Bejtja, ndërkaq sulmon ashpër ndërkombëtarët. “Pas pershendetjes neveritese qe Ambasada Amerikane dhe BE i bene emerimit ne dhunim te Kushtetutes te dy anetareve te Gjykates, nuk ka se si mos ndodhe dhe kjo dhune qe po shohim kete mengjes ndaj banoreve te Unazes se Re e shume shkelje te ligjit e dhunime te demokracise..Te Jeni te bindur keshtu do ndodhe dhe Teatrin apo me cdo gje korruptive sa here qe BE apo USA do mundohem te justifikojne leket e hedhura per reformen ne Drejtesi qe ne fakt po shkojne per kapjen e shtetit nga Kryeministri. SA krime po behen nen Emrin tend o Reforme ne Drejtesi….Me beri pershtypje zvarritja qe policia i beri aktivistit te njohur Ervin Goci i cili thjesht po monitoronte protesten e banoreve si aktivist…Nuk pres te flase njeri nga nderkombetaret, prandaj e dashur opozite nuk ke pse vazhdon me kot ” Rrugetimin per Shqiperine”, por mer rrugen per te Unaza Re. ..”, shkruan Bejtja në faqen e tij në rrjetet sociale.

Konica

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!