MENU
klinika

"Zbatova Kushtetutën"

Përplasjet për Kushtetuesen, Meta: Kreu i KED bëri akte mafioze

14.11.2019 - 21:43

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një tjetër kaos.

Por presidenti Ilir Meta thotë se veprimet e tij janë në zbatim të Kushtetutës, ndërsa akuzon kreun e KED-së se ka vepruar në mënyrë mafioze.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të sqaruar. Ka kushtetutë, ka ligj dhe pastaj ka akte administrative. Parlamenti 30 ditëshin e ka me Kushtetutë, Presidenti e ka në Ligj, pasi të jenë kushtet kushtetuese. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatë emërohet nga presidenti.

I dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Kam tre vjet që u them gjithë shqiptarëve edhe disa ndërkombëtarëve militantë se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese sepse po bëhet ‘Ramaforma’”, tha Presidenti Meta në emisionin Opinion.

“KED është një instrument administrativ kolegjial, i cili ka për detyrë që këto kritere që përcakton ligji dhe këto afate dhe përcaktime që janë në kushtetutë dhe në ligj, pra presidenti, kuvendi, gjykata e lartë t’i rregullojë. T’i çojë listën presidentit, t’i çojë listën Kuvendit, t’i çojë listën Gjykatës së lartë.

KED ka për detyrë të respektojë Kushtetutën, pastaj ligjin dhe të mos shkelë Kushtetutën. Nuk ka kompetencën KED që të shkel unë Kushtetutën. Ndaj them që kreu i KED-së ka bërë akte të pastra mafioze. Pse është një akt i pastër mafioz? Është një akt mafioz sepse listat që janë bërë, për të gjitha vakancat janë miratuar në njëjtën kohë.

Kryetari, i cili ka te drejtë të përgatisin rendin e ditës dhe të përcjelli shkresa për të zbatuar porositë e partisë që presidentit dy vakancat që i takojnë presidentit ia ka çuar në një datë, ndësra kuvendit ia ka çuar 7 ditë më vonese. Që presidenti sipas mendjes së tij, t’i mbaronte mandati për të dytin dhe Kuvendi të kishte 7 ditë kohë.

Që presidenti ose të detyrohej që ose brenda 30 ditëshit të bënte emërime të dytit që i takonte presidentit dhe të ishte një shkelje e qartë e kushtetues. Nuk u shpreha sepse nuk shkela kushtetutën”, tha Kreu i Shtetit më tej.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!