MENU
klinika

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave

Portofoli/ Njerëzit zgjedhin overdraftet para kredisë

01.11.2019 - 14:03

Overdraftet e biznesit janë të katërtat për nga madhësia e portofolit të kreditimit.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, tregojnë se, overdraftet ndër vite me radhë kanë qenë produkti më i madh i kredisë bankare për nga volumet.

Duke llogarituar kredinë për sektorin privat, shihet se overdraftet e biznesit renditen të katërtat për nga madhësia e portofolit, duke lënë mbrapa kredinë për pasuritë e paluatshme dhënë individëve, kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset dhe kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve nga bizneset.

Sipas Bankës së Shqipërisë, interesat për overdrafte, nuk kanë kolateral dhe u jepen kryesisht individëve që e marrin pagën në bankën përkatëse.

Interesat vjetore të tyre arrijnë në rreth 12% për këtë lloj kredie si në lekë, ashtu dhe në euro.