MENU
klinika

"Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo…"

Presidenca ‘kapet’ sërish me ndërkombëtarët: Drejtojuni Venecias…

23.11.2019 - 18:36

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar sërish pas deklaratave të ndërkombëtarëve në Tiranë se Shqipëria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për zgjidhjen e ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, zëdhënësi i Metës thekson se Presidenti nuk ndalon asnjë prej ndërkombëtarëve “ti’ drejtohen vetë Komisionit të Venecias dhe ta pyesin:

Kush është më e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë”?

  • Mesazhi i plotë:

Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?
Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!