Presidenca i kërkon qeverisë fond shtesë prej 36 milionë lekë për projektbuxhetin e vitit 2020.
Por kjo nuk u prit mirë nga deputeti Bashkim Fino i cili tha se edhe tashmë presidenca vijon të jetë e përkëdhelura e ministrisë së Financava.
Madje nuk kurseu as ironitë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektbuxheti i institucioneve kur i kujtoi perfaqesuesit te presidentit qëndrimin politik të kreut të shtetit për të shpallur non grata shumë njerëz.
“Ka dy vjet që kërkohet një fond shtesë 36.4 milionë lekë të reja për të krijuar një projkt për menaxhinin në mënyrë digitale të të gjithë dokumentacionit të presidencës.”– tha Petraq Milo.
“Jeni të përkëdhelurit e Ministrisë së Financës. Dhe mirë bëni në fakt se keni fonde të mjaftueshme për aktivitetin. Keni rritje në raport me vitin 2019. Brenda 10 mujorit keni realizuar 71.6 milionë lekë pra keni një pjesë shumë të konsiderueshme për dy muaj.
“Që do të thotë është sasi e madhe që nukmund të konsiderohet pë dy muaj, po të kemi parasysh qëndrimet politike të presidentit që shumë njerëz janë non grata dhe nuk vijnë më. Do të thotë që do të ketë më pak shpenzime. Ndërkohë që këtu kemi gjithë këto fonde për të shpenzuar, mos duhet ta rishikojë dhe një herë ministria e Financave.”– përfundoi Bashkim Fino.