MENU
klinika

‘Larg duart nga Kushtetuesja!’

Presidenca reagon ‘ashpër’ ndaj Ballës: Presione të dhunshme dhe të qarta politike

20.11.2019 - 15:18

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, se Kuvendi duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, si dhe për faktin se Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, por ky i fundit mund ta shkarkojë Kreun e Shtetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi i quan të shëmtuara dhe të dënueshme deklaratat e Ballës, ndërsa shton se janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal të Presidentit ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

foto galeri

“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj! Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE! TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”, shkruan Blushi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!