MENU
klinika

Flet për Islamin Politik

Rama: Turqit dhe Erdogan duhet të respektohen

13.11.2019 - 21:30

Në një intervistë për median italiane, kryeministri Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje presidentit Erdogan të cilësuar, lidhur me paralajmërimin kërcënues të këtij të fundit ndaj BE-së se do hapte kufijtë për milionat e refugjatëve drejt saj.

Ai tha se Ankaraja ka të drejtë në disa qëndrime të saj.

Rama u shpreh se “ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mira me këtë vend”.

“Në përgjithësi, unë do të tregoja kujdes ndaj paragjykimeve ndaj Ankarasë. Ata ndihmuan Bashkimin Europian në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve dhe kanë të drejtë të kërkojnë të respektohen për këtë. Roli i Turqisë mbetet shumë i rëndësishëm nga këndvështrime të ndryshme për tërë Europën, do të thosha themelor”, tha Rama.

I pyetur për aspektin delikat të të ashtuquajturit “Islam politik” apo të qënit anëtar i Konferencës Islamike, Rama tha “Në Shqipëri jetojmë në paqe midis bashkësive të ndryshme fetare. Mjafton të them që unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe paraardhësit e mi janë ortodoksë. Ndërsa, për të lindurin e fundit (Zahon), unë do të ndjek këshillën e Papa Françeskut, i cili gjatë një interviste private më sugjeroi që t’ia linte zgjedhjen atij se cilën fe do të përqafonte.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!