23.11.2019 - 12:22
Pas ndeshjes me Francën, Odise Roshi ka qenë protagonist në fitoren e sotme që skuadra e tij Akhmat arriti në transfertë ndaj Orenburgut me shifrat 1-2.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke qenë vendimtar në arritjen e tri pikëve. Roshi shënoi golin që çoi shifrat në 0-2 në minutën e 75-të.
Me shpejtësinë e tij la pas kundërshtarët, ndërsa i vetëm përballë portierin, shkundi rrjetën, duke çuar të tijtë në festë. Ky ishte goli i tretë për Roshin këtë sezon në kampionatin rus.