MENU
klinika

Bashkia e Tiranës fiton betejën

Rregulla të reja, lejet për ndotjen akustike do jepen nga bashkitë

21.11.2019 - 18:37

Baret, diskot, lokalet e natës, furrat e bukës, lavazhet, e ccdo aktivitet tjetër që prodhon ndotje akustike duhet të marrin tashmë konfirmim për plotësimin e kritereve për zhvillimin e aktivitetit të tyre në bashki.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, ku ndërmjet të tjerave parashikon edhe shfuqizimin e të gjitha lejeve aktuale të tipit ‘C’ të lëshuara nga agjencitë rajone të mjedisit.

Në këtë mënyrë qeveria i ka hapur kështu “dritën jeshile” kërkesës së vazhdueshme të bashkive dhe në mënyrë të veçantë Bashkisë së Tiranë, që këto leje të jepen nga pushteti vendor si hallka që është më afër problematikës që shqetëson sot qytetarët.

Për këtë arsye, pas miratimit të këtij projektligji edhe nga Kuvendi, nga Bashkia Tiranë, aty ku ndodhet dhe numri më i madh i bizneseve në vend, do të lëshohet një leje konformiteti për ushtrimin e aktivitetit për të gjithë këto subjekte, të cilat duhet të përmbushin një sërë kriteresh që do të miratohen më pas nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me anë të këtyre ndryshimeve, Bashkia Tiranë dhe njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendore, do të kalojnë në sitë çdo subjekt që është kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin në vendin që këto subjekte ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!