11.11.2019 - 10:33
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë sot në Durrës për të vijuar turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë”.
Basha pritet të takohet me bizneset prodhuese dhe sipërmarrjen.
Takimi, në të cilin kreu i PD do të ketë një bashkëbisedim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës do të nisë në orën 11:00.
“Rrugëtimit për Shqipërinë i bashkohen sot bizneset prodhuese dhe sipërmarrja
Ju ftoj të më ndiqni pas pak, në orën 11:00, në një bashkëbisedim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës”, shkruan Basha në Facebook.