MENU
klinika

Masa për devijimin e trafikut

Sa të sigurta janë urat dhe rrugët në Shqipëri pas tërmetit?

27.11.2019 - 12:21

ARRSH ka njoftuar se janë ngritur grupet e punës për evidentimin e dëmeve të tërmetit duke kryer konstatimet në çdo objekt të prekur.

Pas tërmeteve të përsëritura supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, kanë marrë vendimin e mbylljes së Mbikalimit të Shkozetit për shkak të disa dëmtimeve në mbikalim, si ai i elementeve antisizmik.

ARRSH ka marrë masat për devijimin e trafikut.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem. Nga inspektimi vizual në terren rezultoi se në urat e Rajonit verior nuk ka probleme.

Në jug lëkundjet janë ndier në Fier më shumë, por pa probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dërgohen grupet e punës në terren

Tërmeti dëmton rrjetin e energjisë elektrike