MENU
klinika

“Zëri i Amerikës”

Shkarkimi i Besnik Muçit: Ilir Meta pritet të shpallë sot vakancën për në Gjykatën Kushtetuese

22.11.2019 - 15:43

Në Shqipëri, presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të shpallë sot gjatë ditës vakancën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit një ditë më parë të anëtarit të kësaj Gjykata, Besnik Muçi, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Zëri i Amerikës mësoi nga burime zyrtare të Presidencës se vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.

Ky i fundit e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i GJykatës Kushtetuese, statusi si prokuror kishte përfunduar.

Por gjatë një takimi me presidentin Meta, Kreu i Shtetit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.

Në faqen e saj Gjykata Kushtetuese e ka hequr tanimë zotin Muçi nga lista e anëtarëve të saj./VOA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!