MENU
klinika

Kallëzimi kundër Dvoranit

Shkelje të rënda/ Presidenti dorëzon sot padinë

18.11.2019 - 09:29

Presidenti, Ilir Meta, pritet të depozitojë sot në prokurori kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kreu i Shtetit i pyetur nga gazetarët për këtë çështje para konferecës ndërkombëtare me titull “Feja si instrument për paqen”, pati këtë koment: “Sot kemi sjellë udhëheqësit e botës për të sjellë paqen në vend”.

Presidenti Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta tha se prej afro dy vjetësh u ka bërë përpjekje dhe thirrje gjithë institucioneve për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrë që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në përputhje me Kushtetuës dhe ligjit.

Por kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sipas tij, ka bërë disa shkelje të rënda, që cënuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, uljen e besimit të publikut te kjo gjykatë dhe zbatimin të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Presidentit Meta, kryetari i KED-së, Dvorani, gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar qëllimisht presidentit në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vakanca.

Me këtë veprim, sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit, duke e shtyrë të shprehej edhe për vakancën e dytë përpara se të shprehej Kuvendi për zgjedhjet e veta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!