MENU
klinika

Nuk sigurohen

Shqipëria ‘e zbuluar’ përballë dëmit ekomonit nga fatkeqësitë

26.11.2019 - 14:48

Tërmeti i mëngjesit të kësaj të marte, ndër më të rëndët me të cilin është përballur vendi jonë, solli pasoja të rënda si në jetë njerëzore, të plagosur, por edhe dëme materiale.

Megjithëse bilanci i dëmeve do të kërkojë kohë, kronika e orëve të para tregon se ky bilanc do të jetë i rëndë për shumë nga qytetarët e prekur. Tërmeti dëshmoi sërish përmasat e mëdha të rrezikut të fatkeqësive natyrore, jo vetëm për jetën, por edhe për ekonominë e njerëzve.

Nëse para forcave madhore të natyrës jemi të pafuqishëm, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të minimizojmë rrezikun ekonomik nga fatkeqësitë e këtij lloji. Por, për fat të keq, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të zbuluar edhe përballë dëmit ekonomik të shkaktuar nga këto fenomene.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti, primet e sigurimit nga fatkeqësitë natyrore ranë me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej, në nëntë muaj u shpenzuan vetëm 882 milionë lekë për t’u siguruar nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës. Kjo shifër përbën vetëm 7.4% të volumit total të tregut të sigurimeve.

Mesatarisht, çdo shqiptar këtë vit ka shpenzuar vetëm dy euro e gjysmë për frymë në prime të sigurimit kundër forcave të natyrës.

Shqipëria është zonë sizmike dhe potencialisht rreziku nga tërmetet është i lartë, pa llogaritur që në dekadat e fundit është prekur edhe nga fatkeqësi të rjera me pasoja të rënda, kryesisht përmbytje. Por, pavarësisht rreziqeve të mëdha potenciale, që shpesh herë janë materializuar edhe më dëme të konsiderueshme vit pas viti nuk duket të ketë ndonjë rritje të ndërgjegjësimit të publikut për t’u siguruar.

Prej vitesh po diskutohet për ngritjen e një skeme kombëtare të sigurimit nga fatkeqësitë, projekt ky i nxitur nga Banka Botërore.

Por, megjithë fatkeqësitë e njëpasnjëshme të ndodhura, qeveritë deri tani nuk e kanë marrë përsipër ngritjen e një skeme të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balluku: Nuk po aksesojmë dot spitalet

Aeroporti i Rinasit fillon fluturimet/ “Lironi rrugët”

Dërgohen grupet e punës në terren

Tërmeti dëmton rrjetin e energjisë elektrike