Këtë vit Shqipëria ka importuar nga Kina këtë vit 49 miliardë lekë mallra, duke shënuar kështu një rritje me 6 miliardë lekë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.
Rritje kanë pasur grupmallrat ‘materiale ndërtimi dhe metale’, ‘tekstile dhe këpucë’ si dhe ‘produkte kimike dhe plastike’.
Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka importuar nga Kina:
-671 milionë lekë ushqime, pije e duhan;
-7 milionë lekë minerale e lëndë djegëse;
-4.7 miliardë lekë produkte kimike dhe plastike;
-641 milionë lekë lëkurë dhe artikuj prej lëkure;
-882 milionë lekë prodhime druri dhe letre;
-9,6 miliardë lekë tekstile dhe këpucë;
-7.8 miliardë lekë makineri ndërtimi dhe metale;
-20 miliardë lekë makineri, pajsije dhe pjesë këmbimi;
-4.6 miliardë lekë mallra të tjera.
Nëse do të bëjmë një analizë të shifrave, rezulton se janë importuar:
-1 miliardë lekë më shumë tekstile dhe këpucë këtë vit;
-2 miliardë lekë më shumë material ndërtimi dhe metale;
-600 milion lekë më shumë produkte kimike dhe plastike.
Rritje ndihet edhe grupmallrat e tjerë.