MENU
klinika

5 poligrafë në Ministrinë e Brendshme

S’ka më gënjeshtra! Vjen makina e së vërtetës

23.11.2019 - 20:24

Pesë poligrafë tashmë do të jenë pjesë e Ministrisë së Brendshme në kuadër të reformës në drejtësi.

Pajisjet e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara, do të përdoren nga poligrafë të trajnuar në SHBA, të cilët do të kryjnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Qëllimi është ruajtja e e standardeve më të larta të integritetit të atyre që duan të bëhen pjesë BKH-së.

  • Por, çfarë është poligrafi?

Në gjuhën e përditshme, kjo pajisje apo procedurë, njihet ndryshe edhe si testi i së vërtetës apo gënjeshtrës. Ai mat dhe regjistron disa indikatorë fiziologjik siç janë presioni i gjakut, pulsi, frymëmarrja dhe përçueshmëria e lëkurës, në momentin që një person pyetet dhe i përgjigjet intevistuesit.

Poligrafi përdoret gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përpara punësimit në organet ligjzbatuese apo në ato të përfshira në sigurinë kombëtare. E po ashtu, përdoret edhe për punonjësit e përfshirë në angazhime të ndjeshme të sigurisë së vendit.

Testi i së vërtetës përdoret edhe në investigime apo ngjarje specifike, siç janë rastet kriminale, për t’i dhënë drejtim apo fokus hetimeve penale.

Në vendin tonë, poligrafët vijën në një kohë kur vendet mbështetëse të reformës në drejësi, kanë kërkuar që Byroja Kombëtare e Hetimit të ngrihet sa më shpejt, së bashku me Prokurorisë e Posaçme AntiKorrupsion, SPAK.

Më herët, poligrafi u kërkua nga kryeministri Rama që të përdorej edhe gjatë vetting-ut në radhët e policisë, megjithatë, Byroja Kombëtare e Hetimit, do të jetë e para strukturë që do të përdorë një test të së vërtetës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!