Situata e ditës së sotme ka detyruar që të gjithë të jenë në krye të detyrës. Tërmeti solli pasoja jo vetëm në njerëz, por dhe dëme materiale.
Janë shënuar dëmtime në rrjetin e energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se grupet e punës po vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Brigadat e Drejtorisë Rajonale Tiranë ndodhen në terren për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuar nga tërmeti i sotëm.
Ekipet e Emergjencës po punojnë intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë.
TërmetI i fuqishëm me magnitudë 6.3 Rihter goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit.
Shqipëria vazhdon të ndjejë pasojat e goditjes së tërmetit.