21.11.2019 - 17:49
Kur e gjithë politika ‘zien’ nga zhvillimet, ku kryefjalë e debatit është bërë ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta do të presë në një takim Bamir Topin.
Zyra e shtypit në Presidencë ka bërë me dije se takimi mes dy presidentëve do të mbahet në 18:00.
Kujtojmë se dje Meta priti në një takim ish-presidentin Sali Berisha, në lidhje me atë që ai e cilësoi ‘situatë dramatike’.
Ishte Presidenti Meta që ftoi në takim si fillim krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ish-presidentët e vendit, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa theksonte në ftesë se vendi ndodhet në një situatë dramatike.