MENU
klinika

Emrat

Zgjidhet ngërçi/ Shpallen dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese

11.11.2019 - 13:59

Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji shpallen anëtare të Gjykatës Kushtetuese!

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë votoi kandidaturat për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska-105 vota pro, 2 kundër, asnjë abstenim, 2 nuk kanë votuar.

Fjona Papajorgji -105 vota pro, 3 kundër, 8 abstenim, 2 nuk kanë marrë pjesë në votim.

Në datë 5 Nëntor, në kufijtë e afatit që duhet të zgjidhte anëtarin e dytë, Meta i dërgoi një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë.

Për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe Kuvendi, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se letra e presidentit nuk pezullon asnjë vendim juridik, dhe se tashmë i pari në listë shpallet anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast Arta Vorpsi.

Presidenti Meta zgjodhi kandidatin Besnik Muçi ende pa kaluar vettingun nga lista e tij e parë.

Nga ana tjetër Arta Vorpsi është ligjërisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta.

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha