Biznesi në Shqipëri
Sipas agjencisë telegrafike Shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale si dhe Universiteti i Drejtësisë nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës sigurohet dhënia e bursave jashtë vendit për studentët që duan të zgjerojnë dijet në fushën e pronësisë industriale.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtore e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Ledina Beqiraj dhe dekani i Universitetit të Drejtësisë, Artan Hoxha. Përmes kësaj marrëveshje sigurohet ofrimi i bursave 1- vjeçare jashtë vendi për studentë të këtij Universiteti.
Bursat kanë në fokus pronësinë industriale dhe objektivi i këtij programi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës. Programi Pan-European Seal ka filluar në vitin 2015 dhe ka në targetin e saj universitetet europiane dhe institucionet edukative duke ofruar çdo vit rreth 100 bursa.
Në datat 5-6 dhjetor 2019, Banka e Shqipërisë organizoi Workshop-in XIII të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore. Prej trembëdhjetë vjetësh, ky aktivitet synon të ofrojë një forum për diskutimin e punëve kërkimore më të fundit mbi çështje ekonomike dhe financiare, të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, bankierëve qendrorë, komunitetit akademik, studiuesve dhe politikëbërësve në rajon dhe më gjerë.
Këtë vit, Workshop-i ka në fokus të veçantë zhvillimet e sektorit të jashtëm dhe ato të stabilitetit financiar, si dhe implikimet e tyre për bankat qendrore dhe ekonominë. Megjithatë, në përputhje me traditën e tij, në të do të prezantohen edhe hulumtime multidisiplinare dhe kontribute teorike e empirike mbi çështje të tjera të lidhura me bankingun qendror.
Gjatë 2 ditëve të punimeve të Workshop-it do të prezantohen dhe diskutohen 26 materiale studimore, prej të cilave 8 materiale kanë për autorë punonjës të Bankës së Shqipërisë.
Biznesi në botë
Me një lëvizje të papritur, Sergey Brin dhe Larry Page u tërhoqën nga rolet e tyre respektive si president dhe CEO i Alphabet, kompania prind e Google. Dyshja e themeloi gjigandin e internetit nga një garazh në Stanford në vitin 1998.
Ata do të mbajnë shumicën e tyre të kombinuar të votave në kompani dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e bordit. Sundar Pichai bëhet CEO i Alphabet, veç punës së tij si drejtues i Google, duke zgjeruar mbulimin e punës së tij në mbikqyrjen e projekteve “moonshot”, siç janë makinat pa shoferë dhe balonat që prodhojnë elektricitet.
Zotërinjtë Brin dhe Page i siguruan Z. Pichai që ata do të vazhdojnë të jenë rrotull për të ofruar “këshilla dhe dashuri, por jo për bezdisjet ditore”.
Tregjet e bursës kishin një javë të paqëndrueshme ndërmjet pasigurisë mbi arritjen e një marrëveshje tregtare midis Amerikës dhe Kinës përpara datës 15 Dhjetor, datë kur tarifat janë parashikuar të rriten për një numër të madh mallrash Kineze.
Konsiderata e Donald Trump që ishte i përgatitur të priste deri në zgjedhjet presidenciale në Nëntor për të arritur një marrëveshje i bëri me hije investitorët në fillim, por pastaj u hoq nga bisedat si një lloj taktike negociuese.
Z. Trump tha se ai dëshironte te rriste tarifat mbi metalet e importit nga Brazili dhe Argjentina, duke i akuzuar të dyja vendet për manipulim të monedhave të tyre. Duke e gjetur veten në vazhdën e kësisoj, presidenti gjithashtu kërcënoi për të vendosur tarifa 100% mbi mallra franceze në vlerën e $2.4 miliard, përfshirë shampanjën, pasi Përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara gjeti se taksa dixhitale e Francës diskriminon kundër kompanive Amerikane si për shembull Amazon, Facebook dhe Google dhe nuk është konsistente me “parimet e taksave në fuqi”.
Organizata Botërore e Tregtisë e mohoi reklamimin e Bashkimit Europian se nuk i jep më ndihmë të paligjshme shtetërore Airbus-it, një fitore e dytë në muajt e fundit për Boeing në kontestimin midis të dyve për më se 15 vjet. Si përgjigje departamenti i tregtisë Amerikane tha se do të shohë të rrisë tarifat që vendosi në muajin Tetor për një gamë mallrash Europiane si shpagim pas vendimit të parë të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Në kontrast me marrëdhëniet e tregtisë të përkeqësuara gjetkë, Dieta Japoneze aprovoi një marrëveshje tregtare me Amerikën që ul tarifat mbi biftekun Amerikan dhe importet e mishit të derrit, si shkëmbim për taksa më të ulëta mbi mallrat industrialë Japonez. Kjo marrëveshje e kufizuar është një zëvendësues i një pakti tregtar të mbarë-Paqësorit, ku Z. Trump e ka tërhequr nga pjesëmarrja Amerikën. Përveç kësaj, qeveria Japoneze zbuloi një plan shpenzimesh më të madh sesa pritej ($120 miliard) për të stimuluar ekonominë.
GDP-ja e Brazilit ishte 1.2% më e lartë në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Hapat e nje zgjerimi ekonomik janë shpejtuar pas një reçesioni/rënie në vitet 2015-16. Shpenzimet konsumatore dhe investimet e biznesit u rritën gjatë tremujorit, të ndihmuara nga rënia e përqindjeve të interesit.
Gjithashtu duke dalë nga apatia, ekonomia Turke u rrit me 0.9% në tremujorin e tretë, pas nëntë muajsh tkurrje. Rritja u nxit nga agrikultura dhe industria. Ndërtimi, i cili ka qënë i mbrojtur dhe stimuluar nga qeveria, vazhdoi të kishte vështirësi, duke u zvogëluar me 7.8%.
UniCredit, banka më e madhe italiane, tha se do të shkurtojë fuqinë punëtore me 10%, do të mbyllë 500 degë dhe do të marrë masa të tjera per të ulur kostot, pasi po kërkon aprovim per nje program riblerjesh të aksioneve në shumën €2 miliard. Pas vitesh me përfitime të pakonsiderueshme, është e rrallë për një bankë Europiane tu kthejë kesh investitorëve të saj. UniCredit duhet të bind Bankën Qëndrore Europiane që mund ta bëj këtë pa dobësuar mbështetjen e kapitalit të saj.
Amerika eksportoi në muajin Shtator më shumë naftë të papërpunuar dhe produkte të rafinuara te naftës sesa importoi. Eshtë hera e parë që bëhet eksportuese neto e naftës për një muaj të plotë qysh prej viteve 1940 kur filluan të mbaheshin të dhënat. Shtyrë nga prodhimi i naftës më të lehtë sintetike, eksportet neto Amerikane patën një mesatare prej 89,000 fuçi në ditë gjatë muajit Shtator, që është diferenca midis 8.7 milion të importuar, dhe 8.8 milion që eksportoi. Rafineritë Amerikane prap mbështeten fort tek nafta e huaj e papërpunuar.
Në një kohë kur LVMH mori përsipër blerjen e Tiffany, më shumë konsolidime njoftohen nga industria e mallrave luksoze pasi Kering, një grup francez që përfshin firmën Gucci dhe Saint Laurent në fortesën e tyre, u tha që ishte e interesuar në blerjen e Moncler, një prodhues Italian i veshjeve për ski.
Mike Pompeo, sekretari Amerikan i shtetit, u bëri thirrje urgjente shteteve Europiane për të bllokuar Huawei nga ndërtimi i rrjetit 5G, si rrjedhojë e frikës per sigurimin e të dhënave. Bashkimi Europian do ta diskutojë çështjen në takimin e ardhshëm. Huawei u përgjigj në zemërim, duke përshkruar pretendimet e Z. Pompeo si “shpifje dhe false”.
Kombet e Bashkuara njoftuan se Mark Carney do të jetë i dërguari i tyre për të financuar veprimet mbi klimën kur ai të tërhiqet vitin tjetër nga posti i tij si guvernator i Bankës së Anglisë. Kjo detyrë mund të shfaq më tepër kokëçarje per Z. Carney sesa Brexit-i i kishte krijuar ndonjëherë.
Samiti i Madridit mbi ndryshimet klimaterike i mbajtur këtë javë, deklaroi që dekada e fundit ka qënë më e nxehta qysh nga mbajtja e të dhënave.
Një kërkim i ri sygjeroi që ndotjet kanë qënë më të ulëta në Amerikë dhe Bashkimin Europian gjatë këtij viti, por janë rritur në Kinë, Indi, dhe në pjesën tjetër të botës.