MENU
klinika

"Do vazhdoj të jem rrotull..."

Çfarë po ndodh me CEO e Alphabet?

11.12.2019 - 07:36

Me një lëvizje të papritur, Sergey Brin dhe Larry Page u tërhoqën nga rolet e tyre respektive si president dhe CEO i Alphabet, kompania prind e Google.

Dyshja e themeloi gjigandin e internetit nga një garazh në Stanford në vitin 1998.

Ata do të mbajnë shumicën e tyre të kombinuar të votave në kompani dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e bordit. Sundar Pichai bëhet CEO i Alphabet, veç punës së tij si drejtues i Google, duke zgjeruar mbulimin e punës së tij në mbikqyrjen e projekteve “moonshot”, siç janë makinat pa shoferë dhe balonat që prodhojnë elektricitet.

Zotërinjtë Brin dhe Page i siguruan Z. Pichai që ata do të vazhdojnë të jenë rrotull për të ofruar “këshilla dhe dashuri, por jo për bezdisjet ditore”.