Vetëm disa ditë pasi Abu Bakr al-Bagdadi nga forcat speciale amerikane në tetor, grupi i Shtetit Islamik njoftoi emrin e burrit që e ka zëvendësuar atë si udhëheqës.
Por identiteti i vërtetë i tij mbetet mister, dhe bashkë me të edhe strategjia e organizatës shkon përpara.
“Ne nuk dimë shumë për të, përveç se ai është drejtuesi kryesor i IS dhe kryeson komitetin e Sheriatit (ligji islamik),” tha Hisham al-Hashemi, një ekspert irakian për grupin xhihadist.
Madje ka dyshim se ky njeri nuk ekziston fare.
Disa mendojnë se grupi shpiku një emër, për të krijuar përshtypjen se dikush po i organizonte gjërat.
“Organizata u befasua nga brutaliteti i vrasjes tsë Bagdadit,” tha Jean-Piere Filiu, një specialist i botës arabe në universitetin e Parisit.
Menjëherë pasi Bagadi u vra, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi para botës se ai kishte vdekur “si qen”.
Trump pretendoi se ai e dinte “saktësisht” kush ishte pasardhësi, por një zyrtar i lartë amerikan tha se udhëheqësi i ri ishte një “i panjohur”.
Që atëherë, ka patur heshtje.
Nën drejtimin e Bagdad, grupi IS eksperimentoi me drejtimin e një proto-shteti, prodhimin e librave shkollorë dhe krijimin e monedhës së vet.
Robin Simcox, një studiues në fondacionin Heritage Heritage, thotë se një IS i dobësuar ka pak shpresë për të rimarrë territorin në të ardhmen e afërt.
Për të, kjo është “një pikë kthese për grupin.
“Por pa ditur shumë për udhëheqësin, është shumë e vështirë të dish se në cilin drejtim do të ecin ata”, shtoi ai.