MENU
klinika

Buxheti i ringritjes në proces

Emrat që përfitojnë pension të posaçëm

02.12.2019 - 10:25

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama, tha se do të miratoheshin disa projektvendime, si fillim pensionet për personat e dëmtuar nga tërmeti, buxheti shtetit si dhe marrëveshja me Francën.

Në lidhje me pensionet, Rama bëri publike listën e plotë të emrave që do të përfitojnë nga pensioni special si më poshtë:

Lindita Cara
Albert Cara
Aleks Çupi
Albert Lala
Denisa Greku
Marjana Rexhepi
Femi Vata
Pranvera Qato

Veç kësaj Kryeministri ritheksoi faktin se të gjithë të pastrehët prej tërmetit të 26 nëntorit do të sistemohen maksimalisht deri më 15 dhjetor dhe pas festave të fund vitit do të vendosen në shtëpi me qira të cilat do të mbulohen krejtësisht nga shteti.

Sipas Ramës njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësit për godinat problematike të verifikuara pas tërmetit.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe vendosja e buxhetit e cili sipas kryeministrit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik.

“Sot do të zhvillohet një takim me Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj për të vendosur piketat për buxhetin që duhet të kalojë në parlament në 5 dhjetor në parim, por me shumë ndryshime nga ai që ishte planifikuar pak javë më parë për shkak të situatës së jashtëzakonshme dhe ndihmës për familjet në nevojë”– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"T'iu tregojmë të gjithëve çfarë duan të dinë"

Buxheti i rindërtimit, zgjatje e buxhetit të shtetit