MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Europa, “satelit” i SHBA-së apo Kinës?

18.12.2019 - 19:12

Në vitin 2004, ekonomisti amerikan Jeremy Rifkin shkroi një libër bestselling, “Ëndrra Evropiane”, në të cilën ai shpalli se shekulli i njëzet e një do t’i përkiste Evropës, dhe madje do të varej prej saj.

Sipas mendimit të Rifkin, një Evropë e bashkuar me idenë e “unitetit me diversitet” do të ishte përgjigjja më efektive për globalizimin.

Të gjithë e dimë se si shkoi. Shtetet e Bashkuara materialiste, ishin më të afta për të qetësuar krizën financiare. Brexit, krizat në Greqi dhe Katalonja dhe shpërthimi i demokracisë liberale në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë nxjerrë në pah mangësitë e Bashkimi Europian.

Dhe reagimi armiqësor i shoqërive evropiane ndaj valës së migrantëve që largoheshin nga luftërat dhe uria treguan se empatia nuk ka arritur të kapërcejë materializmin.

Gabimi nuk ishte i Evropës, por i Rifkinit. Evropa nuk ishte dhe nuk është e detyruar të ketë sukses. Në fakt, ndërsa afrohet fundi i vitit 2019, Bashkimi Evropian është në dukje i pafuqishëm dhe i dorëhequr përballë sfidave të tij më të rëndësishme: përfundimit të integrimit ekonomik dhe politik të bllokut, krijimin e një politike të përbashkët mbrojtëse dhe madje edhe mbrojtjen e standardeve themelore.

Analiza e Rifkinit nuk përqendrohet shumë tek Kina, shfaqja e së cilës si një udhëheqëse globale po zhvendos jo Shtetet e Bashkuara, por Evropën. Kina është tani eksportuesja më e madhe në botë dhe, si prodhuesja më e madhe e makinave elektrike, së shpejti mund të kapërcejë Gjermaninë si udhëheqësja globale në industrinë e automobilave.

Pozicioni i Amerikës si fuqia kryesore ushtarake, financiare dhe inovacioni në botë nuk kërcënohet tani.

SHBA i rezistoi sfidave të mëparshme nga Gjermania dhe Japonia në secilën nga ato fusha, dhe ka shumë të ngjarë t’i rezistojë edhe kërcënimit konkurrues të Kinës, gjithashtu. Por Evropa ka shumë të ngjarë që jo.

Në fakt, ne jemi dëshmitarë të një përmbysjeje të madhe të roleve midis Evropës dhe Kinës në krahasim me shekullin XIX. Për Kinën, vitet 1800 ishin “epoka e poshtërimit”.

Sot, BE i ngjan gjithnjë e më shumë Kinës së shekullit XIX: një perandori ende e pasur që nuk mund të pushtohet nga të tjerët, por është mjaft e dobët.

Ndërkohë, Kina ka marrë rolin e mëparshëm të Evropës, me kompanitë dhe investitorët e saj që depërtojnë gjithnjë e më shumë në ekonominë evropiane dhe shtrijnë ndikimin e tyre.

Investitorët kinezë po blejnë fabrikat më të mira të Evropës. Ata janë duke nënshkruar marrëveshje të pabarabarta ekonomike dhe duke pushtuar gradualisht BE-në, duke filluar me lidhjet më të dobëta, përkatësisht Evropën Lindore dhe Jugore, dhe, veçanërisht, Hungarinë, Greqinë dhe Portugalinë.

Nuk ka asnjë reagim nga Brukseli. BE nuk di se çfarë të bëjë, duke përfshirë edhe infrastrukturën 5G që po ndërtohet nga ndërmarrjet kineze.

Për më tepër, heshtja e liderëve evropianë për çështjet e të drejtave të njeriut është shurdhuese. Uniteti transatlantik po zhduket dhe asgjë e re nuk po shfaqet në vend të saj.

Nëse kjo gjendje vazhdon, e vetmja pyetje është nëse Evropa do të bëhet sateliti i SHBA apo i Kinës.

Dhe, në fund të fundit, kjo vendoset jashtë BE-së.

Nëse izolacionizmi fiton në Amerikë, Evropa do të bëhet një satelit kinez. Nëse SHBA mbajnë një qëndrim konfrontues përballë Kinës, Evropa do të mbetet e varur nga Amerika.

Deri kohët e fundit, Evropa mund të shpresonte të ishte partner për SHBA. Por kjo tani duket gjithnjë e më e vështirë, jo vetëm për shkak të instinkteve të Presidentit amerikan Donald Trump, por edhe si rezultat i dështimeve të vetë BE-së.

Përballë Kinës, pasiviteti evropian nuk është më pak problematik se paparashikueshmëria e Trump.

Sławomir Sierakowski, themeluesi i lëvizjes Krytyka Polityczna, është Drejtor i Institutit për Studim të Avancuar në Varshavë dhe Këshilltar i Lartë në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet e Jashtme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!