“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje vajza ime ka dhimbje në vesh dhe mezi e zë gjumi nga dhimbja. Si mund të kurohet?
Përgjigjet mjeku otorinolaringolog: Ka dy mundësi kur vuani nga një dhimbje e papritur e veshit, ose keni një infeksion, ose një sëmundje që mund të keni në trup ju shkakton shqetësim. Në rastin kur keni infeksion, mënyra e vetme është vizita tek mjeku dhe trajtimi i infeksionit duke bërë lavazh kanalit të veshit. Kjo mënyrë bën të mundur heqjen e infeksionit që mund të jetë mbledhur në zona të ndryshme. Më pas nëpërmjet një fitili, arrihet që të shpërndahet i gjithë infeksioni i mbledhur. Nëse djali juaj vazhdon të ketë dhimbje ju lutemi drejtohuni për një vizitë më specifike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim