Ish-drejtori i HSBC, një kompani-bankë Amerikane në biznesin e përqindjeve të interesit, u hodh në gjyq për mashtrim nga Komisioni i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara.
Christophe Rivoire ka ndihmuar për të manipuluar çmimin e përqindjes së interesit në një shkëmbim midis bankës dhe emetuesit të një bonoje, deklaroi Komisioni në një ankimim të bërë ditën e Premte në një gjyq federal në New York.
Komisioni pretendon se emetuesi ka negociuar me bankën të vendosë një çmim mbi këtë bono duke përdorur bazë përqindje interesi e cila kishte nje maturim 5-vjeçar. Në vitin 2012 Rivoire i kërkoi një punonjësi, të cilin drejtonte, që të bënte shkëmbimin në mënyrë të tillë që të ulëte çmimin e bazës pesë vjeçare të interesit, me qëllim që HSBC të përfitonte.
Si rezultat, punonjësi bashkëpunoi me një tregtar në një firmë investimesh për të shitur një numër të madh këmbimesh financiare me qëllim manipulimin e çmimit në sistemet e firmës së investimeve.