MENU
klinika

Një libër i një dëshmitari okular

Ja si ishte dita e fundit e Bashkimit Sovjetik…

11.12.2019 - 07:33

25 dhjetor 1991, Moskë: Si ka ndodhur realisht rënia e Bashkimit Sovjetik. Një libër i një dëshmitari okular na e shpjegon çast pas çasti

Hyrje

Gjatë mandatit tim, unë jam sulmuar nga të gjithë ata në shoqërinë ruse që mund të ulërijnë dhe shkruajnë… Revolucionarët më mallkojnë sepse në mënyrë të fuqishme dhe me vetëdije të madhe favorizpva përdorimin e masave më vendimtare… Kurse për sa u përket konservatorëve, ata më sulmojnë sepse në mënyrë të gabuar më kanë akuzuar për të gjitha ndryshimet në sistemin tonë politik. – Reformatori rus Kont Sergey Yulyevich Witte në letrën e tij të dorëheqjes si Kryeministër në vitin 1906.

Gjatë 6 viteve dhe 9 muajve si lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev shoqërohej kudo nga dy kolonelë me rroba civile me fytyra pa shprehje dhe flokë të qethur shkurt. Ata janë aq të rezervuar sa që shpesh kalojnë pa u vënë re nga vizitorët e Presidentit dhe bile edhe nga ndihmësat e tij. Këta ushtarakë të heshtur qëndrojnë të ulur në paradhomë teksa ai punon në zyrën e tij. Ata udhëtojnë me një mikrobus Volga prapa limuzinës Zil të tij teksa shkon e vjen nga Kremlini. Ata zënë dy vendet në fund të avionit kur ai udhëton jashtë Moskës dhe flenë natën në daçën apo apartamentin e tij në qytet, kudo që të jetë. Kolonelët enigmatikë janë gardianët e një çante të trashë të zezë Samsonite me një dry të florinjtë që peshon 1 kilogram e gjysëm që gjithmonë duhet të jetë në afërsi të duarve të Presidentit.

Ajo quhet chemodanchik ose “çanta e vogël”. Çdo njeri, bile dhe vetë Gorbachev, i referohet asaj si “butoni bërthamor”. Më shumë ajo është një pajisje portabël që lidh Presidentin me Strategic Rocket Forces në një qendër komandimi të nëndheshmenë rrethinat e Moskës. Ajo përmban komunikimet e nevojshme për të lejuar gjuajtjen me armë bërthamore me rreze të gjatë të Bashkimit Sovjetik, shumë prej të cilave të drejtuara në objektiva të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Puna e kolonelëve – ka troi të caktuar me ruajtjen e çantës, por njëri gjithmonë është pushim – është që të ndihmojnë Presidentin, në rast se do të jepet ndonjëherë rasti, për të vënë në gjendje alarmi forcat strategjike dhe autorizuar një goditje. Gjithsej ka tri çanta bërthamore. Njëra është me Mikhail Gorbachev, tjetra me Ministrin e Mbrojtjes dhe e treta është e caktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Çdo njëra prej pajisjeve është e mjaftueshme për të autorizuar lëdhimin e një rakete, por vetëm Presidenti mund të urdhërojë ligjërisht një goditje bërthamore. Për aq kohë sa Gorbachev posedon chemodanchik-un, ai është ligjërisht komandant i forcave strategjike të vendit dhe Bashkimi Sovjetik mbetet një superfuqi bërthamore.

Gjithçka ndryshoi me 25 dhjetor të vitit 1991. Në orën 19:00, teksa bota shikonte në televizor, Mikhail Gorbachev anonçon se po jepte dorëheqjen. Monoliti komunist i njohur si Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike po shpërbëhet në shtete të veçanta. Ai nuk ka asnjë rol të mëtejshëm. Menjëherë më pas, të dy kolonelët do t’i japin ëamtumirën Gorbachev dhe largohen me Yeltsin.

Ky do të jetë momenti final në shpërbërjen e superfuqisë që është sunduar prej Gorbachev qysh nga viti 1985 dhe që dominon një masë tokësore e cila shtrihet gjatë 11 diferencash orare dhe gjysmës së globit. Pas kësaj Rusia, më e madhja e 15 republikave, do të jetë fuqia e vetme bërthamore. Boris Yeltsin do të fitojë aftësinë ligjore për të shkatërruar disa herë Shtetet e Bashkuara. Kjo është një përgjegjësi e madhe. Arsenali sovjetik konsiston në 27000 armë bërthamore, prej të cilave 1000 janë në gjendje që të arrijnë Shtetet e Bashkuara. Vetëm njëra prej këtyre testatave bërthamore mund ta shkatërrojë një qytet.

Kalimi i përgjegjësive duket se është akti final në një dramë me intensitet shekspirian. Lojtarët më të mëdhenj të saj janë dy figura të kundërta ndërveprimi malinj i të cilëve ka ndryshuar balancën e fuqisë së botës. Ajo është kulmimi i një lufte për supremaci midis Mikhail Gorbachev, komunistit urban të sofistikuar të adhuruar nga bota kapitaliste, dhe Boris Yeltsin, demokratit impulsiv pijanec shumë i përceptuar si shkatërrues në kryeqytetet perëndimore.

Presidenti i përmbysur dhe uzurpuesi i tij sillen me një mënyrë prej shtetari përpara kamerave. Megjithatë rrallë në historinë botërore një ngjarje me një magnitudë të tillë është përcaktuar nga antipatia pasionante e dy burrave për njeri tjetrin. Disa vite më parë, kur ndodhej në apogjeun e pushtetit të tij, Gorbachev e poshtëroi publikisht Yeltsin. Siberiani trupmadh nuk e ka harruar kurrë dhe në dhjetor të 1991 rolet janë përmbysur. Gorbachev është ai që është denogruar, i katandisur në lotë teksa sëbashku me gruan e tij janë nxjerrë jashtë rezidencës së tyre presidenciale. Edhe marrëveshjet e koreografuara me kujdes për transferimin e kodeve dhe komunikimeve bërthamore kanë rënë në qark të shkurtër në minutën e fundit prej nevrikllëkut të Yeltsin dhe krenarisë së Gorbachev.

Sidoqoftë, malinjiteti i Yeltsin dhe vaniteti i Gorbachev e pengojnë diçka të ngjashme me një mrekulli politike që të ndodhë. Me 25 dhjetor 1991, një eveniment historik i barabartë me rënien e Perandorisë Austro – Hungareze në vitin 1918 apo kolapsin e Perandorisë Osmane në 1923 ndodh pa një luftë të jashtme apo revolucion të përgjakshëm si katalizë.

Jugosllavia komuniste u shpërbë në flakë, por Bashkimi Sovjetik u shpërbë në mënyrë pothuajse apatike teksa bota shikonte duke mos u besuar syve. Ushtria e madhërishme sovjetike dorëzon një preandori republikash subjekte pa e shkrehur as edhe një plumb. Gjithçka ndodh shumë shpejt. Pak politikanë apo studiues e parashikuan, edhe teksa filloi viti 1991, shkallën dhe shtrirjen e skizmës historike në mbarimin e vitit.

Bashkimi Sovjetik u lind në luftën civile që pasoi revolucionin e tetorit të vitit 1971, kur fraksioni bolshevik i drejtuar nga Vladimir Ilyich mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të

Perandorisë Ruse të vjetër. I industrializuar me brutalitet të madh nën Jozef Stalin, ai zmbrapsi forcat pushtuese naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe doli si një prej dy superfuqive të botës. Lufta e Ftohtë pasuese midis Lindjes dhe Perëndimit modeloi politikën dhe premisat ndërkombëtare për pothuajse gjysmë shekulli.

Por eksperimenti i mash socialist i Leninit dështoi. Ekonomia ngeci dhe më pas u kolapsua. Qendra e humbi kontrollin. Me 25 dhjetor 1991, vendi që mundi Gjermaninë e Hitlerit thjesht pushoi së ekzistuari. Me fjalët e Mikhail Gorbavech: “Një prej shteteve më të fuqishëm të botës u shemb përpara syve tanë”.

Ky është një moment i mrekullueshëm në historinë e racës njerëzore, përfundimi i një mijëvjeçari të Perandorisë Ruse dhe më pas Sovjetike dhe fillimi i rilindjes shtetërore dhe kombëtare të Rusisë. Ai sinjalizon humbjen përfundimtare të dy sistemevetotalitare të shekullit të Njëzet, fashizmit nazist dhe komunizmit sovjetik, që e përfshinë botën në luftën më të madhe në histori. Ajo qe dita që i lejoi konservatorët amerikanë të festonin – përpara kohe – profecinë e filozofit Francis Fukuyama se kolapsi i Bashkimit Sovjetik do të shënonte “mbarimin e historis”, me universalizimin e demokracisë liberale perëndimore si formën finale të qeverisjes njerëzore.

Mikhail gorbachev krijoi kushtet për fundin e totalitarizmit dhe Boris Yeltsin i dha goditjen fatale. Por asnjë nuk nderohet në Rusi në kohërat moderne as si hero kombëtar, as datat e transferimit të pushtetit formalisht nuk përkujtohen në Moskë. Drejtuesit bashkëkohorë e dekurajojnë çdo përkujtim të 25 dhjetorit. Ajo çka ndodhi atë ditë shikohet nga shumë në Rusi si, me fjalët e Vladimir Putinit, një “katastrofë gjeopolitike e madhe”.

Ajo është një kujtues se rënia e superfuqisë së tyre njëherë e një kohë të madhërisme u festua ne Shtetet e Bashkuara si një fitore në Luftën e Ftohtë më shumë se triumfi i një populli që paqësisht përmbysi një sistem totalitar për të përqafuar demokracinë dhe ekonominë e tregut të lirë. Siç e përmblodhi jo shumë kohë më pas Alexander Leontiyev, një ish Shefi i Stafit Presidencial rus:”Amerikanët u dehën aq shumë në furneralin e Bashkimit Sovjetik sa që akoma janë tapë.

Në të vëretetë ajo çka është e jashtëzakonshme është numri i amerikanëve që mblidhen rreth shtratit të vdekjes për të kryer adetet e fuqisë komuniste. Kurrë më parë apo qysh atëhere interesat ruse dhe amerikane nuk kanë qenë aq të ndërthurura. Mosbesimi dhe armiqësia e Luftës së Ftohtë të gjatë shpërbëhet në një flirt të jashtëzakomshëm midis fuqisë bërthamore konkurruese. Amerikanë nga International Monetary Fund dhe nga Chicago School of Economics gjenden në Moskë duke bashkëpunuar me vendimmarrës politikë rusë të lidhur me një drejtim të ri për ekonominë ruse. Duart e tyre janë krahët e ministrave të Yeltsin teksa nisen në një mision të paprecedent në historinë ekonomike: shpërbërjen e modelit komunist dhe zëvendësimin e tij me një kapitalizëm ekonomik neoliberal të egër.

Gjatë një vizitenë Rusi pak ditë përpara dorëheqjes së Gorbachev, Sekretari amerikan i Shtetit James Baker habitet sesi, në të gjitha mbledhjet, një temë është uniforme: “dëshira e thellë për të kënaqur Shtetet e bashkuara”. Me secilën prej republikave të reja që orvatet të vendosë marrëdhënie pozitive me Amerikën, ai llogarit se “aftësia jonë për ta influencuar sjelljen e tyre” nuk do të jetë asnjëherë më e madhe se kësaj radhe. Presidenti Amerikan Georhe W. Bush vëren se sjellja e shteteve të reja është “e konceptuar specifikisht për të fituar mbeshtetjen e Shteteve të Bashkuara për atë që kanë bërë”.

Adhurimi për Shtetet e Bashkuara është i tillë sa që të gjitha vendet e reja emergjente deklarojnë aderimin e tyre në një listë parimesh demokratike të dhënë nga Administrata Bush për njohje diplomatike. Në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik, diplomatë amerikanë dhe figuar të Rusisë gëzojnë marrëdhënie të tilla të afërta sa që konsultohen me njëri tjetrin pothuajse përditë. Gorbachev i adresohet ambasadorit amerikan si “shok”. James Baker dhe homologu i tij, Eduard Shevardnadze, darkojnë në shtëpitë e njëri tjetrit dhe bëjnë thashetheme rreth çështjeve botërore.

Kontalte miqësore u zhvilluan edhe midis trejtuesve kryesorë të CIA-s dhe KGB-së, që e kishin spiunuar për dekada me rradhë njëri tjetrin. Evangjelistë amerikanë u shfaqen në Moskë për të lumturuar dhe konvertuar. Një shpurë liderësh kristianë vizituan Kremlinin në ditët e fundit të komunizmit sovjetik dhe kleriku më i zjarrtë midis tyre i thotë Gorbachev: “Ju jeni personi për të cilin luten më shumë kishat amerikane, ju jeni një instrument i Zotit”.

Korridoret e Kremlinit gjëmojnë gjatë 24 orëve të fundit nga thekset amerikane, ndërsa një grup i një tlevizioni amerikan mblidhet në Zyrën e Presidentit për të regjistruar orët r fundit. Intervistat e vetme televizive të fhëna nga rivalët e mëdhenj rusë janë kanalet e lajmeve amerikane. Mikhail Gorbachev e konsideron veten mik personal të Presidentit Bush, i cili në fund u përpoq që ta ndihmojë për të mbështetur një Bashkim Sovjetik të reformuar.

Boris Yeltsin i bën lajka Presidentit amerikan që të fitojë miratimin e tij për shkatërrimin e të njëjtit entitet. I pari kërkon miratimin e historisë, kurse i dyti dëshiron respekt ndërkombëtar. Të dy e masin pozicionin e tyre në botë nëpërmjet cilësisë së marrëdhënieve të tyre me Shtetet e Bashkuara. Ata janë njëlloj të etur që sigurojnë Wshington se trasferimi i kontrollit mbi armërt bërthamore nuk do ta rrezikojë paqen botërore.

Amerikanët janë po aq në ankth të ruajnë një miqësi që avancon interesat globale dhe filozofinë ekonomike dhe politike të tyre. 25 dhejtori 1991 është kështu një vijë demarkacioni në marrëdhëniet e Moskës me botën perëndimore dhe sidomos Shtetet e Bashkuara. Vetëm një herë përpara në histori Rusia kish shikuar nga Perëndimi me entuziazëm të tillë për frymëzim. Ajo që tri shekuj më parë, kur Pjetri i Madh futi reformat europiane dhe lëvizi kryeqytetin rus nga Moska për në shtetin e Shën Petërsburg si një dritare nga Perëndimi. Trashëgimia e tij mbijetoi deri në vitin 1917 dhe triumfin e bolshevikëve.

Shumë ngjarje të famshme ndodhën gjithashtu atë ditë në Moskë. Flamuri i kuq me drapër e çekan është shpalosur në Kremlin për herë të fundit dhe tringjyrëshi i bardhë, blu dhe i kuq i Rusisë pararevolucionare është vendosur në vendin e tij. Parlamenti kombëtar ndryshpoi emrin e vendit nga Republika Socialiste Federative Sovjetike Ruse në Federatë Ruse apo thjesht Rusi. Në përfundim të saj, kolonelët i japin lamtumirën Gorbachev dhe ia çojnë çantën e vogël gardianit të ri të saj.

Kështu, ndërsa shumë perëndimorë festojnë Krishtlindjet e vitit 1991, Bashkimi Sovjetik pushon së ekzistuari, Rusia shpëton nga rruga pa krye në të cilin e futi Lenini 74 bjet më parë dhe një vend i madh zë vendin e tij midis kombeve të Evropës.

Kapitulli i 1-rë

25 dhjetor: Përpara agimit

Në momentet e para të 25 dhjetorit 1991, tringujt e mesnatës dolën nga sahati në Kullën e Shpëtimtarit brenda Kremlinit. Ky është sinjali për ndryshimin në çdo orë të gardës së nderit në kubat e mëdhenj prej graniti kuqezi që formojnë Mauzoleumin, ku ndodhet trupi i balsamosur i themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Ilyich Lenin. Kalimtarë kureshtarë të mesnatës në Sheshin e Kuq, rusë dhe të huaj, grumbulloheshin për të shikuar rojet me kapotat e mëdha që të zbresin me hap si prej rose nga Porta e Shpëtimatarit si marioneta, duke ndgritur bërrylat lart në ajër. Një turn i ri shfaqet për të zëvendësuar në atë çka njihet zyrtarisht si Postblloku Numër 1 i Bashkimit Sovjetik.

Shumë prej spektatorëve në këtë mëngjes të mërkure të thatë e të qetë janë me kokë të pambuluar. Është kohë e butë sipas standardeve të mesit të dimrit në Moskë, vetëm 1 gradë mbi ngrirjen. I ftohti i hidhur ndodhi më herët në dhjetor, kur temperatura shkoi në zero Fraenhait, përfundoi me një rënie të madhe dëbore tri ditë më parë.

Sheshi i madh me kalldrëm qe pastruar qysh atëherë, por dëbora akoma shkëlqen në kupolat në formë qepe të ndriçuara fort të Katedrales së Shën Vasilit dhe në bedenat e mureve të larta prej tulle të Kremlinit. Ajo konturon kupolën e ndërtesës së Senatit brend Kremlinit, nga ku valëvitet flamuri i kuq i Bashkimit Sovjetik, me emblemën e tij drapër e çekan të artë, i dukshëm qartë nag Sheshi i Kuq. Është shpalosur atje qysh nga viti 1918, kur kryeqyteti rus u tranferua nga Petrogradi sërish në Moskë.

Një grup i vogël njerëzish janë mbledhur në anën veriperëndimore të Sheshit të Kuq, afër Kullës së Shën Nikollës. Shumë prej tyre mbajnë qirinj të ndezur dhe qëndrojnë afër me një grup klerikësh amerikanë të cilët po mbajnë një shërbesë mesnate. Prifti, një mesoburrë me rrobe të bardha, lexon me zë të lartë nga një bibël e madhe. Priftërinjtë kanë udhëtuar kinse drejt Rusisë për këtë Ditë Krishtlindjeje në mënyrë që të mund ta festojnë ditëlindjen e Krishtit në Sheshin e Kuq, diçka që nuk mund ta ëndërronin ta bënin në vitet e kaluara.

Afër lullës së Arsenalit të Kremlinit ndodhet një pemë e Vitit të Ri. Disa të huaj e ngatërrojnë me një pemë Krishtlindjeje. Megjithatë në rusinë ortodokse Krishtlindjet bien me 7 janar, në përputhje me kalendarin e vjetër Julian.

Megjithatë, në Little Lubyanka Street, 15 minuta më kombë larg, përgjatë fasadës së verdhë me arkitekturë të neorilindjes së selisë qendrore të frikshme të KGB-së, meloditë e “Adeste Fideles” në rusisht çajnë ajrin e natës. Më shumë se 1000 besimtarë po mbajnë Meshën e mesnatës në Kishën romane katolike 100 vjeçare të Shën Luigjit, të ngjeshur në 18 radhët e bankave të drunjta të vendosur midis shtyllave të rrjepura prej betoni që pengojnë pamjen e altarit. Në derë lexohet në një njoftim: “nëqoftëse po vuani, “Nëqoftëse jeni i lodhur nga jeta, dijeni se Krishti ju do”. Një prift që kryen shërbesën frymëzohet prej natyrës historike të ditë dhe “kthimit të qeverisë tonë në një botë të krishterë normale”.

Kongregacioni dikur konsistonte kryesisht në të huaj, thotë Sofia Peonkova, një pjesëmarrëse e rregullt, por ka vërejtur se gjatë dy viteve të fundit kanë filluar të vijnë shumë rusë. 82 vjeçarja Yulia Massarskaya i thotë një vizitori se kjo është hera e parë që një kishë katolike në Moskë qysh nga revolucioni i tetorit i vitit 1917, kur ajo qe vetëm 8 vjeçare. “Kurrë nuk jam ndjerë kaq mirë” pëshpëriti ajo. “ Është si të kthehesh në shtëpi”

Shërbesa mbaron, besimtarët shpërndahen dhe rrugët e errëta të Moskës bëhen të qeta për disa orë. Por kohë përpara se të zbardhë dita, disa mijëra njerëz fillojnë të shfaqen nga blloqet e apartamenteve të përzishme të qytetit. Të veshur me pallto të trasha, shalle dhe kokore, ata bënin rrugën e tyre nëpër pellgaçet e akullta për të kapur tramvajet dhe trenat e hershëm të metrove. Është fillimi i një kërkimi të përdithsëmn për ushqim që i ka preokupuar prej muajsh banorët e Moskës. Objektivi më parësor i tyre është që gjejnë se ku janë bërë furnizime gjatë natës.

Ata formojnë radha të gjata në errësirë në dyqane të pista, ku shpërblimi për pritjen mund të jetë një bukë, kofshë pule e hollë apo pak zarzavate të thara. Blerësat në Moskë në dhjetor 1991 nuk shikojnë për mallra, ata shikojnë për radha. Ata i binden këshillës së programit televiziv rus “Vesti”: “Nëqoftëse ndesheni me një radhë, bashkojuni asaj dhe llogariteni veten me fat”. Ishte qysh nga Lufta e Dytë Botërore që Moska nuk i kish përjetuar privime të tilla. Qeveria ka vebdosur racionalizmin e “produkteve të mishit, gjalpit, vakrave vegjetale, drithit, makarobave, sheqerit, kripës, shkrepseve, produkteve të duhanit dhe shtëpiake, sapunëve dhe të tjera… aty ku ka”. Tri ditë më parë Zëvendëskryebashkiaku Yury Luzhkov pranoi se 350 dyqane në qytet mbeten pa mish.

Çdo njeri në Moskë – inxhinier, punëtorë ndërtimi, poet – nxiton dhe grumbullon gjithçka që mund të blejë. Nëqoftëse një ngarkesë djathi, sallam apo edhe vetëm disa copë panine shfaqet papritmar, njerëzit mbajnë radhë dhe marrin aq shumë sa të mund të jenë në gjendje të mbajnë. Uria do të ishte një realitet për shumë familje sikur të mos ishte për koshta e patateve dhe thasët e lakrave të mbajtura në apartamentet e tyre që qenë në arat afër qytetit përpara se të binte bora e dimrit.

Teksa Moska fillon jetën e saj, kamionë të vegjël të mbuluar me kanavacë shpërndajnë baltë dhe kollisin në rrugët e tyre nëpër rrugët me gropa të qytetit nga shtypshkronjat e gazetave. Ato ndalojnë në kioskat e rrugëve për të hedhur tufat me gazeta përdhe. Tufat janë shumë më të lehta se zakonisht. Shumica e të përditshmeve janë katandisur në 4 fletë, teksa letra dhe boja janë në sasira të pakta.

Preokupimet e popullsisë pasqyrohen në historitë rreth mungesave dhe rritjeve të përafërta të çmimeve. Një titull në “Komsomolskazy Pravda” tjjesht thotë: “Mishi ka mbërritur në Odesë”. Të paktën është më pozitiv sesa “Nuk ka bukë në Krasnoyarsk” në faqen e parë të “Pravda”.

Ka pak në gazetat e mjera që të tregojë se kjo do të jetë një ditë e rëndësishme në historinë politike të historisë së shekullit ose relisht të botës. Megjithatë, është një diçka tek “Pravda”. Në një paragraf të vetëm në faqe të parë, gazeta e Partisë Bolshevike bën me dije, pa koment, se Presidenti Mikhail Gorbachev do të bëjë një anonim të madh drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror, përpara mbarimit të ditës.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB