MENU
klinika

Përgjigjet otorinolaringologu

Kam disa kohë që e shoh gjuhën të bardhë dhe aromë të keqe. Si kurohet?

28.12.2019 - 11:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam disa kohë që e shoh gjuhën të bardhë dhe kam aromë të keqe në gojë. Si kurohet?

Përgjigjet otorinolaringologu:  Nga simptomat që po më thoni duhet të jetë myk. Myku i gojës është një simptomë dhe si e tillë duhet të konsiderohet dhe vlerësohet nga një mjek i cili do të identifikojë shkakun. Në rast të infektimit është e qartë se do të ndërmerret terapia farmakologjike. Pavarësisht nga shkaku, shplajeni gojen me ujë të kripur të ngrohtë, 2 ose 3 herë në ditë. Higjiena e gojës është shumë e domosdoshme dhe pastrimi i gjuhës mund të ndihmojë në pastrimin nga myku. Nëse kjo gjëndje vazhdon ju duhet të bëni analiza më të detajuara

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim