MENU
klinika

"Të bashkuar për t'u ringritur"

Komiteti Kombëtar të Rindërtimit/ Rama: Do doja të ishte dhe opozita

01.12.2019 - 15:32

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik.

Mbledhja që drejtohet nga Kryeministri, përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët në tryezën e Këshillit të Ministrave.

“Të bashkuar për t’u ringritur” shkruan Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se do të donte që në këtë tryezë të Komiteti të Rindërtimit të ishte e pranishme edhe opozita.

“Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar.

Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit.

Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Ata që janë me mua në këtë tryezë këtu me mua ndajnë barrën kolosale të kësaj sfide përveç asaj financiare. Jo spontanitete që janë jashtë një plani dhe programi që do të miratohet këtu. Nga qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar në këtë proces” tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!