Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në Mali, në afërsi të kufirit me Mauritaninë, njoftoi sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Mëngjesin e sotëm, falë angazhimit të ushtarëve tanë dhe të forcave Barkhane, ishim në gjendje të neutralizojmë 33 terrorist, të marrim një të burgosur dhe të lirojmë dy shtetas të Malit, të cilët po mbaheshin pengje”, tha Macron.
Franca, një ish-fuqi kolonizuese, është vendi i vetëm perëndimor që ka prani të konsiderueshme ushtarake në Mali, ku po zhvillohen operacione kundër kryengritësve.
Komandanti i Ushtrisë franceze ka konfirmuar se ka vrarë 33 militantë, në operacionin që thuhet se u zhvillua gjatë natës, 150 kilometra nga kufiri me Mauritaninë, në qytetin Mopti të Malit.