MENU
klinika

Tanimë pa Merkelin

Macron ka vendosur të ecë i vetëm!

20.12.2019 - 16:04

Shpesh në Evropën qendrore presidenti francez Emmanuel Macron se është një “neo-golist” që e përdor kauzën e “sovranitetit evropian” për zgjerimin e pushtetit francez, duke u afruar sërish me Rusinë  dhe SHBA. Më keq akoma, ai është jopropomatik, arrogant, “Jupiterian”.

Kështu mendojnë edhe polakët dhe vendet baltike. Ata ndjehen më të kërcënuar nga Rusia dhe më të varur nga SHBA. Ata nuk besojnë tek ëndrrat franceze. Por, për partnerin më të rëndësishëm të Francës, Gjermania, të hedhë poshtë idetë e Macron është një çështje shumë kritike.

Që nga vitet ’50, përgjithësisht është pranuar që një i ashtuquajtur “motor” franko-gjerman është i nevojshëm për të udhëhequr pjesën tjetër të Evropës. Kurdoherë që dy armiqtë e kthyer në miq ranë dakord për më shumë integrim evropian, ai ecte; sa herë që nuk e bënin, ngecte.

Marrëdhënia u bazua në një marrëveshje disi të fshehur. Gjermania ishte udhëheqësja ekonomik, por nuk mburrej. Franca do ta mbështeste.

Marrëveshja u arrit në mënyrë simbolike në vitin 1962, kur kancelari Konrad Adenauer takoi De Gol në katedralen Reims, dhe karrigia e e De Gol ishte pak më e lartë se ajo e Adenauer.

Marrëdhënia ka patur shpesh ulje dhe ngritje. Për çdo herë që një kancelar gjerman dhe një president francez ndërhynin në ndonjë betejë, kishte faza të sulmeve të ndërsjella. Gerhard Schroeder dhe Zhak Chirac kaluan gjysmë viti në fund të viteve 1990 pa folur.

Në vitet pas krizës së euros, frika e Berlinit për ekonominë e Francës u rrit.

Populistja e krahut të djathtë Marine Le Pen, kishte disa përparësi për tu bërë presidente franceze, duke e vënë në dyshim të gjithë Bashkimin Evropian. Berlini tregoi haour se nëse kundërshtari i saj, Macron do të fitonte, Gjermania do të bënte lëshime të mëdha për ta forcuar atë.

Macron  fitoi dhe rezutoi se ishte, francezi i ëndrrave gjermane. Më në fund, erdhi një president i cili jo vetëm premtoi, por ndërmori reforma. Stili i tij dukej se ishte pak ‘’i brishtë’’. Por ai tregoi guxim politik, dhe ka qenë duke paguar çmimin në trazira dhe greva.

Vizioni i Macron është gjithashtu evropian dhe gjeopolitik. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai shprehu ide të mëdha për reformimin e zonës së euros.

Berlini e dëgjoi me mirësjellje, pastaj e injoroi.

Gjermania nuk mund të vepronte, njerëzit e Merkel shpjeguan, sepse ata bënin fushata; atëherë sepse ishin në negociata; sepse ishin në një koalicion që nuk ishte i qëndrueshëm.

Ndërkohë, Merkel, siç është zakon, vazhdoi të copëtonte idetë e mëdha të Macron në copa gjithnjë e më të vogla deri sa ato u bënë të padukshme.

Gjeopolitikisht, Macron (si Merkel) është i frikësuar nga Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Kina në rritje. Ai ka frikë se në një botë bipolare BE mund të humbasë “autonominë” e saj. Kështu që ai dëshiron të forcojë mbrojtjen e Evropës, me më shumë pajisje franceze.

Qëllimi më i rëndësishëm i Macron është thjesht të fillojë reforma e nevojshme. Kjo është edhe arsyeja pse ai bllokoi bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mesazhi i tij është që BE duhet të bëhet më e thellë dhe më e fortë.

Në vend të udhëheqjes gjermane, Evropa tani nuk ka asnjë të tillë.

Macron e ka kuptuar se motori ka vetëm një shofer. I zemëruar, ai ka vendosur të vazhdojë të ecë pa Merkel. Ai nuk do të ndalojë së e sfiduari dhe provokuari atë. Dhe pse duhet?

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konia.al